LAJME

RRUGA PRIZREN–TETOVË DREJT FINALIZIMIT, TUNELI 6.4KM DO TË LIDHË DY QYTETET

RRUGA PRIZREN–TETOVË DREJT FINALIZIMIT, TUNELI 6.4KM DO TË LIDHË DY QYTETET
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Qershor 2025, 16:28

Kryeministri  në detyrë i Kosovës Albin Kurti  ka njoftuar se Grupi Punues ndërshtetëror dje mbajti takimin e radhës për të diskutuar e trajtuar pikat e detyrës projektuese, dokument ky thelbësor për realizimin e këtij projekti strategjik për Republikën tonë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në këtë rast Kurti sot ka mirëpritur anëtarët e grupit së bashku me zëvendësministren e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli Shaqiri dhe zëvendësministrin në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, për t’u njohur me më të rejat e fundit të punës së tyre dhe për të ritheksuar interesimin dhe mbështetjen time e të Qeverisë që ky projekt të realizohet sa më parë e sa më mirë.

“113 kilometra është e gjatë rruga aktuale nga Prizreni në Tetovë, nëpër Prevallë e Glloboçicë. Me rrugën e re, Prizreni dhe Tetova do të jenë më pak se 50 kilometra afër njëra tjetrës. Mali që i ndan, do të ketë portën që i bashkon – pra tunelin me gjatësi 6.4 kilometra. Kështu udhëtimi bëhet më i lehtë, më i shpejtë dhe më i shpeshtë, lidhjet forcohen, shkëmbimet rriten e bashkëpunimi shtohet”0shkruan në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika