Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, numri i fluturimeve në Kosovë ka shënuar rritje për 60 për qind.
Gjatë kësaj periudhe Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), njofton se janë realizuar 10 mijë e 687 fluturime apo 3 mijë e 993 më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Gjashtëmujori i parë i vitit 2022 ka shënuar rritje të numrit të fluturimeve prej 60%, me 10687 fluturime, apo 3993 fluturime më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thuhet në njoftimin për media.






