Numri i vizitorëve të huaj në Kosovë në muajin maj të këtij viti, është rritur prej 28.11 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Ndërkaq në total numri i vizitorëve të huaj në Kosovë, gjatë muajit maj është 26 mijë e 138 vizitorë të jashtëm, nga të cilët numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj.
Sipas statistikave të hotelerisë për muajin maj 2023 t publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në maj 2023, numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj ishte 48 mijë e 553. Prej tyre 46,17 për qind ishin vendorë dhe 53,83 për qind të jashtëm. Krahasuar me muajin maj të vitit 2022, ku numri i vizitorëve ishte 32 mijë e 444, kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve për 49,65%.





