LAJME

Rritet numri i aksidenteve, për tri ditë, pesë të vdekur e dhjetëra të lënduar

Rritet numri i aksidenteve, për tri ditë, pesë të vdekur e dhjetëra të lënduar
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Maj 2021, 19:52

Pesë persona kanë humbur jetën që nga e diela në aksidente trafiku.

Rasti i fundit ndodhi dje pasdite, ku një 16-vjeçar vdiq pasi vetura të cilën ai po e drejtonte, e humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rrugës.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi në fshatin Mirosale të Ferizajt, pas orës 15:00.

Ndërsa të hënën, një i ri vdiq në Gjilan e një tjetër në Gjonaj të Prizrenit.

Kurse të dielën, dy femra po ashtu humbën jetën pasi morën lëndime në një aksident të rëndë të ndodhur në rrugën Drenas-Komoran, saktësisht në fshatin Korreticë e Ulët.

Të dhënat e policisë tregojnë se vetëm gjatë 48 orëve të fundit, në rrugët e Kosovës janë regjistruar 125 aksidente trafiku.

Përveç pesë viktimave, dhjetëra të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika