LAJME

Rriten tarifat e ujit nga janari, njofton KRU “Hidroregjioni Jugor”

Rriten tarifat e ujit nga janari, njofton KRU “Hidroregjioni Jugor”
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Janar 2026, 11:09

Kompania Rajonale e Ujësjellsit (KRU) “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar konsumatorët se duke filluar nga muaji janar do të hyjnë në fuqi tarifat e reja të ujit, të miratuara nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU), në kuadër të procesit tarifor për periudhën 2026–2028.

Sipas njoftimit zyrtar, rishikimi i tarifave është bërë si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, shtimit të kostove operative dhe të mirëmbajtjes, si dhe nevojës për investime të reja dhe zgjerim të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Tarifat e reja do të aplikohen për të gjitha kategoritë e konsumatorëve, në përputhje me vendimin e ARRU-së, dhe do të pasqyrohen në faturat mujore që nga muaji janar.

Nga KRU “Hidroregjioni Jugor” theksojnë se qëllimi i këtij rregullimi tarifor mbetet sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm me ujë, përmirësimi i cilësisë së shërbimeve dhe realizimi i projekteve investive në interes të qytetarëve.

Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika