Qeveria në detyrë ka rritur shtesat për nënat lehona.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar se do ta miratojnë rritjen e vlerës mujore të shtesave nga 170 euro në 325.9 euro për gratë lehona të papunësuara, ndërkaq për ato të punësuara, përveç pagesës për 70 për qind për 6 muaj nga punëdhënësi, lehonat do të përfitojnë mbështetje për tre muajt e tjerë për 319.5 euro në muaj.
“Do të dalim me lajme shumë të mira, sepse Qeveria e mirë del me lajme të mira. Po e nisim lajmin e mirë për nënat e reja. 70 mijë nënat e reja kanë përfituar nga shtesat. Sot do të miratojmë rritjen nga 170 euro në 325.9 euro. Kjo përbën një rritje të dyfishtë. Lajmi tjetër i mirë është për nënat lehona të punësuara. Përveç 70 për qind të pagës që marrin nga punëdhënësi për shtatë muaj, për tre muajt e tjerë për lehonat e punuara, do të përfitojnë mbështetje edhe për tre muaj të tjerë 319.5 euro nga Qeveria”, tha Kurti.





