Home LAJME Rreth 5 mijë ukrainas kanë shkuar në Francë deri tash

Rreth 5 mijë ukrainas kanë shkuar në Francë deri tash

0
Rreth 5 mijë ukrainas kanë shkuar në Francë deri tash

Autoritetet në Francë kanë thënë se 5000 ukrainas kanë mbërritur në Francë, me shumë të tjerë që janë duke shkuar çdo ditë.

“Ne kemi afër 5 mijë njerëz nga Ukraina të cilët kanë arritur në Francë. Çdo ditë kemi arritje të reja”, ka thënë me një intervistë ministrja Marlene Schiappa.

Schiappa ka thënë se çdo ukrainas që ka nevojë për akomodim, mund ta gjejë atë në Francë, por ka shtuar se nuk garantohet që do ta marrin statusin e refugjatit, me shpresën që ata mund të kthehen në vendin e tyre.

Në vend të kësaj, atyre u ofrohet një “status u përkohshëm, i menjëhershëm” me të njëjtat garanci mbrojtjeje si statusi i refugjatit, tha ajo duke shtuar se kjo do t’u ofrojë gjithashtu marrësve akses në shkollim dhe mbështetje financiare mjekësore.

Ajo gjithashtu njoftoi për një “sistem sponsorizimi të refugjatëve” përmes një platforme të re. Faqja parrainage.refugies.info do të lejojë familjet franceze të presin një familje ukrainase me mbështetjen e organizatave joqeveritare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here