Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka folur edhe një herë për raportet që i ka me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Në një intervistë për lajmi.net, Jasharaj ka deklaruar se pas grevës nuk ka zhvilluar asnjë takim me kryeministrin Kurti, ndërsa ka thënë se SBASHK-u është injoruar nga ministrja Nagavci.
“Kemi një marrëdhënie goxha të ngurosur, jo me fajin tonë por me fajin e ministres Nagavci. I kemi bërë ftesë që të takohemi që të debatojmë për të gjitha çështjet dhe unë konsideroj se zonja Nagavci vazhdoj të mbajë hidhërimin për grevën, grevë të cilën ne nuk e deshëm por e lutëm Qeverinë 9 muaj me radhë duke dërguar shkresa e shkresa. Qeveria mbajti të njëjtin qëndrim edhe negativ ndaj sindikatave edhe ndaj kërkesave tona dhe greva erdhi si pasojë pikërisht e mungesës së dialogut të Qeverisë”, ka thënë ndër të tjerash Jasharaj.





