Një grua ka përfunduar dje në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit pasi dyshohet se u përfshi në një rrahje me një grua tjetër.
Mësohet se gjithçka ka ndodhur rreth orës 15:55 në rrugën ‘Besnik Muçaj’, ku fëmijët e dy të dyshuarve të moshave 7 dhe 5-vjeçare ishin kapur mes vete dhe ishin përleshur. Kjo ka pasuar me përfshirjen e dy nënave në zënkë, me ç’rast ato kanë sulmuar njëra-tjetrën fizikisht.





