Rinovimi i Sallës së Sporteve në fshatin Romajë të Hasit drejt përfundimit

PRIZRENI ME RAJONMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Sep 30, 2023
Rinovimi i Sallës së Sporteve në fshatin Romajë të Hasit drejt përfundimit

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se rinovimi i Sallës së Sporteve në fshatin Romajë të Hasit është duke u përfunduar.

Njoftimi i plotë:

Rinovimi i tërësishëm i Sallës së Sporteve në fshatin Romajë të Hasit është duke u përfunduar dhe do të sjellë një frymë të re sportive e kulturore për komunitetin vendës.

Ky objekt modern, projekt i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, tashmë është pajisur me infrastrukturë të standardeve të larta dhe është duke u punuar me përkushtim për t’i shërbyer nevojave të sportistëve si dhe banorëve të këtij fshati.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika