- Reklama -

Rikthehet në Prizren festivali i këngës për fëmijë “Fluturat”

Festivali i këngës për fëmijë “Fluturat” po i kthehet Prizrenit këtë vit, pas 4 vjet ndalese.

OJQ “I – Helix”, përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur rikthimin e festivalit për fëmijë “Fluturat”, i cili organizohet që nga viti 2001 në Prizren. Në këtë festival morën pjesë fëmijë të talentuar, të cilët u bënë më pas emra të njohur në muzikën shqiptare. Këtë vit, organizimin e festivalit “Fluturat”, Kuvendi Komunal i Prizrenit ia ka dhënë organizatës joqeveritare “I-Helix”.

- Reklama -

“Fluturat” mori jehonën e një festivali mbarëkombëtarë dhe joshte edhe fëmijë nga e gjithë gjeografia shqiptare. Nëpër vite e bëri festivalin të jehojë anë e kënd trojeve shqiptare dhe e fitoi respektin e gjithë artdashësve, për vlerat me të cilat përfaqësohej”, kështu është shprehur Bukurie Krasniqi, drejtoreshë e OJQ “I – Helix”.

Para katër vitesh festivali u ndërpre, pa ndonjë arsyetim. Jo-natyrshëm, fëmijëve iu mohua e drejta që ta kenë festivalin e tyre.

“Kryetari aktual Shaqir Totaj premtoi se do ta rikthejë Festivalin “Fluturat” dhe e mbajti fjalën”, shtoi më tutje drejtoresha e kësaj organizate, Bukurie Krasniqi.”, thuhet në njoftim.

“I – Helix” ka paralajmëruar se kanë filluar përgatitjet për edicionin e ri të festivalit “Fluturat”, i cili do të mbahet në muajin shtator, dhe se në ditët në vazhdim do ta bëjë shpalljen e konkursit për përzgjedhjen e këngëve konkurruese të këtij edicioni.

“Festivali këtë vit rikthehet në skenë. Shaqir Totaj, kryetar i Prizrenit, ka vendosur ta rikthejë festivalin dhe ia ka besuar OJQ “I -Helix”, e cila i ka filluar përgatitjet për edicionin e ri të festivalit “Fluturat”, që këtë vit do të mbahet në muajin shtator.

“I – Helix” këto ditë do ta bëjë shpalljen e konkursit për këngë, të cilat do të marrin pjesë në Festivalin e këtij viti. Juria profesionale do të bëjë përzgjedhjen e 18 këngëve konkurruese nga të cilat, në mbrëmjen në të cilën do të mbahet festivali, do të shpallen më të mirët”, tha për fund Bukurie Krasniqi.“, thuhet në fund të këtij njoftimi. /TVPrizreni/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort