PRIZRENI ME RAJON

Rikthehen “Arpagjik’t”, bëjnë thirrje për mobilizim ndaj lojës me Trepçën

Rikthehen “Arpagjik’t”, bëjnë thirrje për mobilizim ndaj lojës me Trepçën
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Nëntor 2022, 15:25

Pas shumë ndeshjesh ku ishin në bojkot, tifogrupi prizrenas “Arpagjik’t” po i rikthehen tribunave në palestrën sportive “Sezai Surroi”.

Të dielën klubi prizrenas KB “Bashkimi” do të zhvillojë lojën kundër ekipit mitrovicas KB “Trepça”.

Ndeshja fillon nga ora 19:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

E organizimi i tifozëve prizrenas nuk ka se si të mungoj. Ata kanë bërë thirrje që në mënyrë sa më masovike të përkrahet klubi i qytetit KB “Bashkimi”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika