LAJME

EC Ma Ndryshe thellon njohuritë e nxënësve të Prizrenit përmes kuizit për trashëgiminë kulturore

EC Ma Ndryshe thellon njohuritë e nxënësve të Prizrenit përmes kuizit për trashëgiminë kulturore
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Nëntor 2026, 12:18

OJQ “EC Ma Ndryshe” ka organizuar një kuiz për trashëgiminë kulturore me nxënësit e shkollave të mesme të ulëta të Prizrenit.

Sipas njoftimit të organizatës, ky aktivitet kishte për qëllim nxitjen e interesimit dhe angazhimit të të rinjve për njohjen dhe ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore vendore dhe ndërkombëtare, përmes një gare të dijes.

Siç bëhet e ditur, në këtë kuiz ndërveprues morën pjesë njëmbëdhjetë shkolla të Prizrenit, duke përfshirë dhjetëra nxënës në një proces garues dhe edukativ.

Pas fazës kualifikuese dhe gjysmëfinales, në finale u përballën ekipet e shkollave “Fadil Hisari” dhe “Gani Saramati”.

Vendin e parë e fituan nxënësit e ShFMU “Gani Saramati”, ndërsa vendi i dytë u takoi nxënësve të ShFMU “Fadil Hisari”.

Tutje, organizta bën të ditur se ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore për të gjithë: Ruajtja, edukimi, zhvillimi dhe inovacioni”, që zbatohet nga EC Ma Ndryshe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika