Agim Gërguri i grupit “Fisnikët” ka thënë se është normale që këngëtarët t’i këndojnë kombit të tyre dhe se këtë e bëjnë edhe ata serbë edhe ata shqiptarë.
Por, problem po e sheh ftesën që Korça i ka bërë këngëtarit serb Goran Bregoviq dhe jo atij që ka pranuar atë, njofton Klan Kosova.
“Ata i këndojnë nacionalitetit të vet që kanë të drejtë dhe ne i këndojmë nacionalitetit tonë. Faji s’është te Gorani, por te ata që e kanë thirrë. Po edhe këta në njëfarë mënyre s’kanë faj sepse që 120 vjet s’ka pasë luftë në Shqipëri. Po të kishin hyrë serbët deri në Tiranë për t’i masakruar dhe përdhunuar edhe shqiptarët e Shqiprisë, vallahi s’e kishin thirrë. Ata nuk ndjejnë si ne, ne kosovarët jemi edhe më shumë patriotë”.
Por, për performancën e grupit rok serb “Riblja Çorba” sonte në Leposaviq
“Veç po e bëj një krahasim. Para tri-katër vjetësh kam kënduar në Preshevë këngën “Xhamadani vija-vija” dhe askush nuk më tha kurrgjë. A mendoni që s’e ka ditur shërbimi shtetëror i Serbisë që unë jam atje apo që s’e kanë ditur ata se çka këndoj unë? Këtë këngë e kam kënduar midis Presheve dhe ia kam kënduar komunitetit tonë shqiptar që është në Preshevë. Dhe ky grup vjen i këndon komunitetit të vet që është këtu”.
Gërguri ka thënë se nëse shteti i Kosovës do që të ndalojë një gjë të tillë atëherë e shpall person non grata.
Ai gjithashtu tha se nëse shqiptarët në Korçë “kanë dashur të dëgjojnë muzikë serbe kanë mundur ta ftojnë rok grupin boshnjak “Hari Mata Hari” apo këngëtarin e famshëm boshnjak Dino Merlin.