LAJME

Rezidenca ku priten të takohen Kurti dhe Vuçiq ka një histori

Rezidenca ku priten të takohen Kurti dhe Vuçiq ka një histori
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Mars 2023, 12:10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen sot në një rezidencë në Maqedoni të Veriut, e cila ka një histori dhe simbolikë.

Takimet zhvillohen në “Vila Biljana”, ish-rezidenca verore e ish-presidentit komunist të ish-Jugosllavisë, Josip Broz Titos, e cila tashmë është një kompleks vilash shtetërore të Maqedonisë së Veriut.

Vila gjendet në një kodër të një pylli rreth gjashtë kilometra larg qytetit të Ohrit, raporton nova.

Kompleksi i vilave, por edhe rruga Shkup-Ohër, si dhe i gjithë qyteti i Ohrit, sigurohet nga një numër i madh i pjesëtarëve të policisë.

Për takimin e sotëm janë akredituar rreth 200 gazetarë, por nuk u lejohet hyrja në vilën e Biljanës, por bisedimet i ndjekin nga qendra e shtypit në një hotel aty pranë.

Ndryshe, palët pritet të dakordohen për rrugën e zbatimit të planit evropian të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika