Deputetja boshnjake Emilia Rexhepi ka thënë se është arrestuar një i dyshuar për vrasjen e aktivistit boshnjak Shefko Salkoviqit më 2010 në Leposaviq.
Rexhepi që është deputete e Partisë së Re Demokratike ka thënë se 16 vjet pas vrasjes, ky hap tregon se shteti i Kosovës nuk i harron viktimat e siç ka thënë, strukturave kriminale.
“Pas 16 vjetësh nga krimi, arrestohet një person (Jugosllav Petroviq), i dyshuar për vrasjen e Shefko Salkoviqit dhe plagosjen e kolegut të tij. Ky hap paraqet një sinjal të rëndësishëm dhe pozitiv se shteti i Kosovës, përkundër pengesave të shumta politike dhe të sigurisë, nuk i harron viktimat e strukturave kriminale dhe se ka vullnet institucional për të hedhur dritë edhe në rastet më të vështira. Jemi të vetëdijshëm se drejtësia shpesh është e ngadaltë, por besojmë në shtetin e së drejtës dhe në institucionet që kanë obligim zbatimin e ligjit. Presim që përgjegjësit për vrasjen e një aktivisti trim boshnjak të ndiqen penalisht dhe të dënohen nga gjykatat kompetente të Kosovës” – ka shkruar Rexhepi në Facebook.