Sot në orën 11:00, do të mbahet paraqitja e parë e Rexhep Selimit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.Aktakuza kundër Rexhep Selimit u konfirmua më 26 tetor 2020.
Rexhep Selimi sot për herë të parë do të paraqitet para Gjykatës Speciale

Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.Paraqitja e parë e Rexhep Selimit do të mbahet në seancë publike.
Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Ish-ambasadori Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

SBASHK kërkon dialog të hapur me qeverinë e re: Rënia e numrit të nxënësve dhe ikja e mësimdhënësve, shqetësuese

KQZ sqaron se si plotësohet fletëvotimi dhe rastet kur mund të shpallet i pavlefshëm

