Sot, më 16 qershor, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të Çlirimit të Rahovecit me rrethinë, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me Kryetarin e Shoqatës së Kategorive të Dala nga Lufta, Qemajl Krasniqi, nderuan invalidin e luftës së UÇK-së, zv.komandantin e Brigadës 124 “Gani Paqarizi”, Rexhep Krasniqi, me dekoratën “Medalja e Lirisë”.
Rexhep Krasniqi nderohet me “Medaljen e Lirisë” në 27-vjetorin e Çlirimit të Rahovecit

Kjo dekoratë iu nda në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për kontributin, sakrificën dhe përkushtimin e tij në luftën për lirinë e Kosovës.
Lavdi dëshmorëve të kombit dhe nderim i përhershëm për veteranët dhe invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Spektakël në qiell më 28 gusht: Eklipsi i thellë i Hënës do të mahnisë Europën

Kuvendari Tefik Tarashaj kërkon që Prizreni të stoliset me flamuj të UÇK-së për 16 shtatorin

Mbi 41 mijë qytetarë të Kosovë hyjnë në Shqipëri gjatë fundjavës

