Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, këtë të martë do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të takohet me Lajçakun duke filluar nga ora 09:00Ndryshe, Lajçak ditë më parë deklaroi se do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë se do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiq për t’u siguruar që të dyja vendet po respektojnë marrëveshjen për targa.
Mes tjerash, ai po ashtu pati thënë se gjatë këtyre takimeve temë diskutimi do të jenë edhe hapat e ardhshëm për normalizim të marrëdhënieve sipas planit franko-gjerman.