LAJME

Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë në teren

Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë në teren
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Nëntor 2024, 21:38

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë mobilizuar që t’i mbajnë ato të kalueshme gjatë kohës kur në vendin tonë ka reshje te borës.

Durmishi ka bërë të ditur se pritet që të ketë reshje më të mëdha orëve në vazhdim.

“Ekipet e mirëmbajtjes janë mobilizuar dhe janë në teren për tu kujdesur që rrugët të jenë të kalueshme. Ju lutemi që të keni kujdes gjatë vozitjes duke respektuar rregullat dhe përshtatur kushteve klimatike”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se ka vizituar disa rrugë dhe aktualisht ndodhet në Mitrovicë.

“Do të jemi vazhdimisht në gatishmëri që rrugët tona të jenë të hapura për lëvizjen sa më të lehtë për ju”, shkruan tutje Durmishi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika