Në pjesën perëndimore të Kosovës (pellgu i Drinit të Bardhë), nga data 03–05.01.2026 janë regjistruar reshje të konsiderueshme të shiut, të cilat kanë ndikuar dukshëm në rritjen e niveleve dhe prurjeve të ujit, sidomos në lumenjtë: Ereniku, Bistrica e Pejës, Bistrica e Deçanit dhe Lumi i Istogut.
Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), i cili ka bërë të ditur se kryesisht bëhet fjalë për lumenjtë që rrjedhin nga Alpet Shqiptare dhe, si pasojë, në disa zona mund të kenë dalë nga shtrati i tyre.
Nga matjet që ka realizuar, Instituti ka dhënë detaje edhe për nivelin që lumenjtë kanë arritur si pasojë e reshjeve.





