LAJME

Reagon Selimi: Jam ministër i AAK-së, dhe do të emërojë koadro të partisë

Reagon Selimi: Jam ministër i AAK-së, dhe do të emërojë koadro të partisë
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Nëntor 2020, 16:27

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka reaguar pas lajmit se partia e tij ka punësuar një anëtarë të saj në këtë dikaster.

“Unë jam ministër i emëruar nga AAK-ja dhe me ligjin në fuqi, më lejohet që në emërimet politike të kem diskrecion. Përderisa kam këtë mundësi ligjore, si ministër do të emërojë kuadro të AAK-së, të cilët janë kuadro të rijnë e të kualifikuar. Ndërsa në Shërbimin Civil punësimet do të bëhen vetëm në bazë të Ligjit për Shërbyesit Civil.”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Ndryshe në këtë ministri e cila udhëheqet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka punësuar anëtarin e saj, Astrit Gjocajn për të dhënë ndihmë tek Dhomat e Specializuara, në kuadër të kësaj ministrie.

Shkrimi i tij i plotë:

Sot në media është raportuar se në Ministrinë e Drejtësisë është emëruar një kuadër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Unë jam ministër i emëruar nga AAK-ja dhe me ligjin në fuqi, më lejohet që në emërimet politike të kem diskrecion.

Përderisa kam këtë mundësi ligjore, si ministër do të emërojë kuadro të AAK-së, të cilët janë kuadro të rijnë e të kualifikuar. Ndërsa në Shërbimin Civil punësimet do të bëhen vetëm në bazë të Ligjit për Shërbyesit Civil.

AAK-ja është organizatë politike, vizionin e së cilës e përcjellin shumë profesionist të fushave të ndryshme. Do të gëzojë respektin për ta dhe do të tregojë vigjilencën për t’u dhënë mundësi që kapacitet e tyre profesionale t’i tregojnë, andaj saherë që më lejon ligji do të bëjë emërime politike nga Aleanca!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika