LAJME

PDK sërish në Kushtetuese, konteston zgjedhjen e Qeverisë “Kurti 4”

PDK sërish në Kushtetuese, konteston zgjedhjen e Qeverisë “Kurti 4”
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Shtator 2026, 07:11

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar edhe sot Gjykatës Kushtetuese, raporton Ekonomia Online.

Deputeti Përparim Gruda dhe Arian Tahiri, kanë dorëzuar në Kushtetuese, kërkesën për kontestimin e vendimit për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Nga PDK kanë deklaruar se mënyra e konstituimit të Kuvendit dhe procedurat e ndjekura pas tij kanë probleme kushtetuese, ndaj dhe ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vlerësojë ligjshmërinë e vendimit për zgjedhjen e Qeverisë.

Kujtojmë se edhe një ditë më parë, PDK iu drejtua Kushtetueses lidhur me konstituimin e legjislaturës së 11-të e cila e votoi qeverinë Kurti 4, pasi zgjodhi kryetaren dhe 4 nënkryetarët e Kuvendit.

Sipas partisë më të madhe opozitare, Albin Kurti dhe partia e tij shkelën afatet kushtetuese me qëllim./EO

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika