Një rast të dhimbshëm ka ndodhur mbrëmë në një lokal në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku një i ri papritur ka humbur jetën teksa po kalonte kohë bashkë me miqtë e tij. Ky rast ka tronditur familjen, kur morën vesh se B.K, ishte dërguar pa shenja jete në spital, ku u konstatua vdekja e tij.
Burimet nga Emergjenca bëjnë me dije se B.K ishte 38-vjeçar dhe dyshohet se pësoi atak kardiak duke u dërguar menjëherë në spital, por fatkeqësisht pa shenja jete. Në bazë të ekzaminimeve të para, në trupin e tij nuk ka pasur shenja dhune, por megjithatë Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që t’i bëhet obduksioni.





