Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani po diskutojnë një plan për hapjen e Ngushticës së Hormuzit rreth 30 ditë pasi të dy vendet të arrijnë marrëveshje për t’iu dhënë fund armiqësive, raportoi gazeta Nikkei të hënën, më 25.05.2026, duke cituar një burim diplomatik nga Lindja e Mesme, ka raportuar Reuters para se Shtetet e Bashkuara të ndërmerrnin sulme të reja ndaj caqeve iraniane të martën (26.05.2026).
Raportohet se Irani do të hapë Ngushticën e Hormuzit 30 ditë pasi të arrihet marrëveshja e paqes

Irani do të vazhdojë pastrimin e minave nga ngushtica gjatë një afati 30-ditor pas marrëveshjes eventuale, pas së cilës anijet nga të gjitha vendet do të jenë në gjendje të lundrojnë lirisht dhe në mënyrë të sigurt, dhe Irani do të ndalojë mbledhjen e tarifave të transitit, shkruan Nikkei.
Armëpushimi i arritur në fillim të prillit do të zgjatet për 60 ditë, me planin për zhvillimin e bisedimeve mbi programin bërthamor të Iranit gjatë pauzës dy-mujore, shtohet në raport./Kallxo.com
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

SHBA kryen sulme të reja ndaj Iranit, godet sistemet raketore e anijet

Supremja mohon vonesat në trajtimin e ankesave për paraburgim

Kongresistët Self dhe Subramanyam sot vizitojnë Luginën, pastaj edhe Kosovën

