- Reklama -

Raporti i Transparency International për Perceptimin e Korrupsionit: Progresi i Kosovës i ngadaltë

KDI e cila është degë e Transparency International në Kosovë, ka njoftuar se kjo e fundit ka publikuar sot Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit (CPI), për vitin 2024, shkruan Gazeta Express.

Në komunikatë bëhet e ditur se, regjioni në të cilin bën pjesë Kosova, ai i Evropës Juglindore dhe Azisë Qendrore, është regjioni me mesataren gati më të ulët në botë, dhe kjo kryesisht për shkak të problemeve të theksuara me sundimin e ligjit, autokracinë në rritje, cenimin e mediave të lira dhe institucionet e dobëta demokratike.
Sa i përket Kosovës në veçanti e cila është pjesë e vlerësimeve të CPI, progresi i saj ka qenë i ngadaltë.

- Reklama -

Kosova për vitin 2024 ka shënuar 44 pikë dhe është renditur e 73-ta në ranglistën botërore. Në mesin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ajo është renditur pas Malit të Zi dhe ka lënë pas Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Komunikata e plotë:

KDI: Kosova shënon ngritje në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit #CPI 2024 – Luftimi i korrupsionit të bëhet prioritet për institucionet e reja të dala nga zgjedhjet

Sot, Transparency International publikoi Indeksin e Përceptimit të Korrupsionit (CPI) për vitin 2024. Ky indeks që përfshin rezultatet për 180 shtete të botës shpërfaqë nivelet e përceptimit të korrupsionit në sektorin publik duke bazuar në raporte kredibile të organizatave globale si Banka Botërore, Freedom House, Ëorld Justice Project, Bertelsmann Foundation Transformation Index, Varieties of Democracy, Global Insights Country Risk – shumica e të cilave janë publikuar në vitin 2023.

CPI këtë vit tregon se mbi gjysma e vendeve të botës qëndrojnë nën mesataren globale që është 43 pikë dhe shumica e tyre nuk kanë bërë progres në luftimin e korrupsionit në sektorin publik.

Regjioni i Evropës Juglindore dhe Azisë Qendrore ku bën pjesë edhe Kosova, është regjioni me mesataren gati më të ulët në botë, kryesisht për shkak të problemeve të theksuara me sundimin e ligjit, autokracinë në rritje, cenimin e mediave të lira dhe institucionet e dobëta demokratike.

Kosova për vitin 2024 ka shënuar 44 pikë dhe është renditur e 73-ta në ranglistën botërore. Në mesin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ajo është renditur pas Malit të Zi dhe ka lënë pas Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Që nga viti 2012, kur Kosova është bërë pjesë e vlerësimeve të CPI, progresi i saj ka qenë i vazhdueshëm por i ngadaltë, me gjithsej 10 pikë në 12 vitet e fundit.

Mali i Zi 46 pikë – vendi 65

Kosova 44 pikë – vendi 73

Shqipëria 42 pikë – vendi 80

Maqedonia e Veriut 40 pikë – vendi 88

Serbia 35 pikë – vendi 105

Bosnjë e Hercegovina 33 pikë – vendi 114

Pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe krijimit të institucioneve të reja qeverisëse, KDI degë e Transparency International në Kosovë kërkon që lufta kundër korrupsionit të vendoset si prioritet dhe të udhëhiqet nga një strategji kombëtare efektive e përcjellë me resurse të nevojshme financiare.

KDI kërkon nga institucionet që llogaridhënia dhe trasparenca në sektorin publik të përbrendësohen si standarde bazike të qeverisjes së mirë në mënyrë që të parandalohet shpërdorimi i resurseve publike, nepotizmi dhe disbalansi midis pushteteve. /GazetaExpress

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort