Prokurori i Shtetit, përmes një komunikate për media, njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga Prokuroritë Themelore janë ngritur gjashtëdhjetë aktakuza kundër shtatëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dymbëdhjetë persona, si dhe janë parashtruar shtatë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë personave, të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një personi, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katërmbëdhjetë aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë personave, për veprat penale si në vijim:
- 4 aktakuza kundër katër 4 personave për veprën penale “Kanosja”;
- 2 aktakuza kundër dy 2 personave për veprën penale “Sulmi”;
- 1 aktakuzë kundër tre 3 personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
- 1 aktakuzë kundër dy 2 personave për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;
- 1 aktakuzë kundër një 1 personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
- 1 aktakuzë kundër një 1 personi për veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”;
- 1 aktakuzë kundër një 1 personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
- 1 aktakuzë kundër një 1 personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
- 1 aktakuzë kundër një 1 personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;
- 1 aktakuzë kundër një 1 personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. /TVPrizreni/