LAJME

Ramush Haradinaj tregon se çka i kërkoi Edi Ramës

Ramush Haradinaj tregon se çka i kërkoi Edi Ramës
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Shtator 2021, 14:28

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj gjatë takimit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama ka treguar se ka pasur një kërkesë për të, raporton Gazeta Blic. Haradinaj ka thënë se përveç kësaj kërkese e që ka të bëjë me hekurudhën Prishtinë – Durrës, ka thënë se kanë biseduar edhe për situatën e fundit të krijuar në Veri të Kosovës.Njoftimi i plotë:

Me Kryeministrin Edi Rama diskutuam çështjen e finalizimit të hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm, që lehtëson qarkullimin dhe lidh edhe më tepër vendet tona, i rëndësishëm për forcimin e sigurisë në rajon dhe integrimin në NATO.
Po ashtu, diskutuam për gjendjen e sigurisë në Kosovë me theks të veçantë në veriun e vendit.
Bashkëpunimi vëllezëror ndërmjet dy vendeve tona është jetik për zhvillimin e gjithëmbarshëm. Qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë duhet të bëjnë të pamundurën që të heqin të gjitha barrierat që vështirësojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat e posaçërisht në atë ekonomike.
RH

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika