LAJME

Rama viziton sot Beogradin, merr pjesë në konferencën rajonale për energjinë

Rama viziton sot Beogradin, merr pjesë në konferencën rajonale për energjinë
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Nëntor 2022, 09:50

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të marrë pjesë sot në konferencën rajonale “Mbi mundësitë në zhvillimin e energjisë së rinovueshme në Ballkanin Perëndimor”, që zhvillohet në Beograd.

Konferenca zhvillohet me iniciativën e qeverisë serbe dhe asaj norvegjeze për të hapur një shteg të ri të bashkëpunimit ndër-rajonal në fushën e sigurisë energjetike, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve nordike.

Në Konferencë do të marrin pjesë liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe drejtues e përfaqësues të kompanive prestigjioze norvegjeze në fushën e energjisë, në një diskutim mbi perspektivën e investimeve në energjinë hidrike, diellore dhe të erës në vendet e Ballkanit Perëndimor, me synimin e shtimit të përpjekjeve të përbashkëta për tranzicionin e gjelbër në fushën e energjisë.

Reklama

“Kryeministri Rama do të diskutojë në panelin “Perspektivat rajonale të energjisë dhe investimet norvegjeze në energjinë e rinovueshme në Ballkan”, me theks të veçantë në bashkëpunimin rajonal, i cili luan rol të rëndësishëm në qëndrueshmërinë dhe rezistencën e ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në aktualitetin e krizës energjetike”, njofton kryeministria. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika