Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një koment për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili ka pranuar të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë, që përfshin edhe draftin evropian për Asociacionin.
Rama tha se Kurti ka bërë një hap të vonuar por të duhur. Me pranimin e draftit sipas Ramës, Kurti ka treguar se po bëhet kryeministër.
“Albini ka bërë një hap të vonuar, por të duhur. Por më e rëndësishme se vonesa është fakti që ka bërë hapin e duhur. Unë e kam përgëzuar që në momentin e parë. Është e rëndësishme që Kosova të jetë aktive, të jetë ajo që e avancon procesin drejt marrëveshjes përfundimtare sepse është e fituara e madhe e kësaj marrëveshje. Çështja është me sa kosto. Çështja është pse duhet marrë kosto për diçka që e para është në dorën tënde”, tha Rama në Report Tv.





