Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Shqipëria do të nisë prodhimin e mjeteve të blinduara dhe dronëve luftarakë. Në konferencën e fundvitit, Rama ka thënë se Shqipëria synon të arrijë mesataren e shteteve të NATO-s sa i përket mbështetjes financiare.
Rama ka thënë sivjet Shqipëria është pajisur me sistem raketor Javelin, me tri anije patrulluese nga Italia dhe radarët e vëzhgimit ajror si bashkëpunim nga Franca.
“Ajo që mbetet ambicia kryesore, Shqipëria si vend prodhues kapacitetesh ushtarake që jo vetëm t’i përdorë këto kapacitete për nevojat e veta, por edhe të eksportojë kapacitete industriale ushtarake dhe prandaj ky vit është vit historik për ushtrinë tonë sepse janë hedhur themelet e industrisë së mbrojtjes ‘Made in Albania'”, ka thënë Rama.





