LAJME

Rama paralajmëron vizitë në Prishtinë

Rama paralajmëron vizitë në Prishtinë
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Nëntor 2023, 15:12

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka thënë se vendi i tij do ta mbështesë fuqimisht Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Themelore, ndërsa do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes.

Ai madje edhe ka paralajmëruar vizitë në Prishtinë lidhur me këtë çështje, ndërsa dhe konfirmon se draft-statuti është dokument i BE-së.

”Nuk mund të jem më krenar për kontributin e vendosur dhe konkret të Shqipërisë në procesin e vështirë në vazhdim të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, draft-statuti i AKS-së i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune, është draft i BE-së”.

”Shqipëria do ta mbështesë fuqimisht Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Themelore dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve në fqinjësinë tonë. Së shpejti do të shkoj në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time”, theksoi Rama në X.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika