LAJME

Rama krahason veriun e Kosovës me Lazaratin, i quan “toka të askujt”

Rama krahason veriun e Kosovës me Lazaratin, i quan “toka të askujt”
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Tetor 2023, 10:40

Komenti i kryeministrit Edi Rama “Kosova, tokë e askujt” nxiti debat në seancën e sotme plenare në Shqipëri.

Kryeministri Rama tha sërish se veriu është “tokë e askujt”, duke pyetur pse duhet të ndodhë kjo situatë kur aty lulëzojnë grupet kriminale.

Ai ka krahasuar veriun me Lazaratin.

“Pse nuk është tokë e askujt kur aty lulëzojnë grupe kriminale?! Kur nuk e di çdo të ndodhë nesër?! Si ishte Lazarati tokë e askujt ishte, shumë thjesht, u nxor nga konteksti duke u shfrytëzuar me epsh. Përfshirë edhe non gratat që e futën me dosjen e aktakuzës, atyre që propagandojnë aktakuzën ndaj meje si agjent i Beogradit nuk u intereson fare as debat i shëndetshëm demokratik, vetëm mbajtja ndezur e konfliktit, ato thonj juve u interesojnë kjo është tragjedia e Kosovës sot se kështu numërojnë se sa vota shtojnë , sa armiq pjekin për t’i dhënë miletit lugë bosh, gjithë kjo tollovi gërmash në lumenjtë e marrëzive të shkruar në të dyja anët gjaku i dëshmorëve të Kosovës”, tha ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika