Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur 85-vjetorin e lindjes së Rexhep Qoses për ta dekoruar akademikut Rexhep Qosja titullin “Kordoni i Madh me Yll i Medaljes” në Prishtinë në krah të kreut të qeverisë së Kosovës Albin Kurti. Rama deklaroi gjatë fjalës së tij se ai është një zotni burrë në plot kuptimin e fjalës. Ai kujtoi mësimin që ka marrë në analizën e tij kritike në kohën kur Rama ishte në opozitë. Rama tha se në atë kohë Rexhep Qosja botoi në kritikë të titulluar “Opozitë me duar në xhepa”. Që prej asaj kohe tha ai në çdo takim pune ka parasysh figurën e Qoses dhe kurrë më nuk e përsërit të njëjtin gabim.
“Një zotni burrë në kuptimin më të plotë të kësaj shprehje shqipe. Zhurmat e kanë dominuar prej kohës mjedisin publik. Shumë kohë më parë nxënësit në liceun artistik më ra në dorë një libër me titullin “Anatomia e Kulturës”. Ishte një libër i lejuar por kishte një ndjesi krejt tjetër dhe përçonte një aromë tjetër nga ajo shabllone të estetikës dhe kritikës me trë cilët ishim mësuar. Që atëherë u vura në gjurmët e atij autori.
Ka qenë kështu që kur flitej për Barletin, më shfaqej me portretin e Qoses. Vetë jeta e tij në rrahjet e pulsit të kombit të vet është një libër i shkruar në ndërgjegjen e bashkësisë të cilës ai i përket. Rexhep Qosja hyn te ata njerëz për të cilët e quaj veten me fat që jam bashkëkohas dhe që kam arritur ta njoh. Në kullën e tij pre librash në Prishtinë pranoi ta merrte simbolin e vogël të cilin menjëherë e vendosi në jelek në krahun e zemrës. Kur e pashë atë pata ndjesinë që simboli do e kishte jetën e gjatë.





