LAJME

Rahoveci dhe disa fshatra të Gjakovës pa ujë për disa orë

Rahoveci dhe disa fshatra të Gjakovës pa ujë për disa orë
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Maj 2021, 12:00

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka bërë të ditur se ka ndodhur një defekt në gypin kryesor në Xërxë.

Sipas kompanisë, për arsye të punimeve në lokalizimin dhe sanimin e defektit, pa furnizim me ujë mbetet Komuna e Rahovecit, njësia e Prizrenit, si dhe disa fshatra të Komunës së Gjakovës.

“Ekipet tona janë duke ndërmarr të gjitha masat e duhura në eliminimin e defektit, mirëpo për shkak të natyrës së vështirë të defektit, si dhe terrenit jo të përshtatshëm, punimet në sanimin e defektit mundë të zgjasin disa orë”, thuhet në njoftim.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika