- Reklama -

Rahovec: Vrau vëllanë në oborr shkaku i bagëtive, dënohet me 21 vjet burg

Me 21 vjet e gjashtë muaj burg është denuar, Januz Gashi nga Gjykata Themelore në Gjakovë. Kjo pasi ai më 12 qershor të vitit 2021, ai vrau vëllanë e tij.

Gjykata njoftoi se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një fjalosjeje për bagëti.

- Reklama -

Në aktvendim shkruan se i pandehuri J.G., akuzohet se më 12 qershor 2021, rreth orës 21:25, në fshatin Sopniq të Rahovecit, në oborrin e shtëpisë së tij, pas një mosmarrëveshje rreth disa bagëtive, ka privuar nga jeta vëllanë e tij H.G, i moshës 65 vjeç.

Sipas gjykatës, me këtë veprim, ai ka vënë në rrezik jetën e të dëmtuarve A.G. dhe A. G.(1).

Viktima së bashku me dy djemtë e tij kanë shkuar në oborrin e të akuzuarit për t’ia dërguar bagëtinë dhe aty pas një fjalosjeje të çastit, i akuzuari J.G., e nxjerr një revole të tipit “Zoraki nga xhepi i djathtë i pantallonave.

“Me të njëjtën shtie disa herë në drejtim të tani të ndjerit, i cili në ikje e sipër qëllohet me dy të shtëna, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse”, shkruan në njoftim.

Januz Gashi akuzohet për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort