Policia në Rahovec pas një kontrolle në shtëpinë e një të dyshuari ka sekuestruar një armë automatike dhe 78 copë fishekë.
Sipas njoftimit, i dyshuari gjatë intervistës në stacion lidhur me një rast të kanosjes, ka pranuar se kishte një armë zjarri automatike në posedim të paautorizuar (pa lejet përkatëse ligjore).
“Duke vepruar menjëherë mbi këtë informacion, zyrtarët policorë, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, kanë kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec. Kontrolli ka rezultuar me sekuestrimin e armës automatike ilegale dhe shtatëdhjetë e tetë (78) copë fishekë”- thuhet në njoftim.





