LAJME

Radoniqi në mesin e votuesve të parë, pret numërim më të rregullt të votave

Radoniqi në mesin e votuesve të parë, pret numërim më të rregullt të votave
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Tetor 2025, 06:01

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka hedhur votën në Qendrën e Votimit në Pejë.

Radoniqi pas votimit tha se KQZ është siguruar që nuk do të ketë probleme sikur që kishte ndodhur mbrëmjen e 9 shkurtit.

“Kemi ndryshime në proces sipas ligjit që ka hyr në fuqi në 2023. Në këto zgjedhje kemi përmirësuar platformën për të cilën presim të dalim me rezultatet preliminare, Gjithashtu edhe qendrat komunale të numërimit të gjitha janë të pajisura me të gjitha pajisjet me numërim. Presim që në mëngjesin e së nesërmes të nis numërimi për asamblistë”, tha Radoniqi./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika