LAJME

Ra nga kulmi i një shtëpie, Inspektorati sqaron rastin e vdekjes në Prizren: Viktima nuk ishte punëtor

Ra nga kulmi i një shtëpie, Inspektorati sqaron rastin e vdekjes në Prizren: Viktima nuk ishte punëtor
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Korrik 2026, 08:50

Inspektorati Qendror i Punës ka sqaruar rrethanat se personit i cili ka ndërruar jetë pasi ra nga lartësia e një shtëpie në Prizren.

Sipas njoftimit thuhet se nga të dhënat fillestare rezulton se viktima nuk ka qenë punëtor.

“Sqarim lidhur me rastin e ndodhur në Prizren. Mbrëmë, rreth orës 19:00, pas njoftimit nga Policia e Kosovës, Inspektorati Qendror i Punës (IQP) ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me Policinë e Kosovës. Nga të dhënat fillestare rezulton se viktima nuk ka qenë punëtor” – thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim aksidenti ka ndodhur në një shtëpi private, ku po kryheshin punime për renovimin e kulmit “ndërsa viktima nuk ishte i angazhuar në procesin e punës, por ishte vëllai i pronarit të shtëpisë”.

Po ashtu në njoftim thuhet se IQP ka konstatuar se nuk ka ekzistuar marrëdhënie kontraktuale investitor–punëkryes, si dhe nuk ka pasur marrëdhënie pune, sipas përcaktimeve ligjore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika