LAJME

Qytetari denoncon një rast mashtrimi në një qendër tregtare në Prizren

Qytetari denoncon një rast mashtrimi në një qendër tregtare në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Qershor 2023, 15:27

Një qytetar në Prizren ka denoncuar një rast mashtrimi në qendrën tregtarë ”Super Viva” në lagjen Ortakoll në Prizren.

Sipas tij një produkt, i cili shkruan se është në aksion, kur shkon në arkë për ta paguar, në kuponin fiskal rezulton rreth 30 cent më shumë se çmimi që shfaqet në raftin e shitjes së produktit. Ai thotë se për 10 copë të produktit që ka blerë, ka shpenzuar 3.00€ më shumë se që e kishte paraparë me çmimin në raft.

Deshta të denoncoj një rast në Super Viva në Ortakoll. Në raft artikulli ”protein bar” është në aksion 0.49 cent, ndërkaq në arkë, sipas kuponit fiskal, është faturuar 0.79. Në total për 10 copë kam paguar 3 euro më shumë.”, ka shkruar qytetari nga Prizreni./TVPrizreni/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika