LAJME

QSU realizon me sukses ushtrimin 36-orësh fushor për kadetët

QSU realizon me sukses ushtrimin 36-orësh fushor për kadetët
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Shkurt 2026, 10:52

Qendra për Studime Universitare (QSU) ka realizuar me sukses një ushtrim 36-orësh fushor, në kuadër të trajnimit praktik për operacione mbrojtëse të kadetëve.

Gjatë këtij ushtrimi, kadetët u angazhuan në një sërë detyrash operative, përfshirë fortifikimin e pozicioneve mbrojtëse, zhvillimin e operacioneve të zbulimit dhe mbrojtjen e zonës së caktuar.

Pjesë e aktivitetit ishin edhe tre kadetë nga Kolegji Mbretëror “Saint-Jean” i Kanadasë, të cilët po ndjekin studimet në QSU për një semestër, duke kontribuar në shkëmbimin e përvojave profesionale.

Ky ushtrim kishte për qëllim rritjen e gatishmërisë profesionale dhe përmirësimin e aftësive taktike të kadetëve, duke dëshmuar përkushtimin e QSU-së në përgatitjen cilësore të kuadrove të ardhshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika