Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në një komunikatë për media ka njoftuar se në bashkëpunim me Autostradën Biennale, ka ndërmarr iniciativën për restaurimin e dy veprave të artit (tapicerive) të autores Valbona Zherka, pjesë e ekspozitës së përhershme në sektorin e galerisë së arteve në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Njoftimi i plotë:
Me rastin e 18 majit, shënimit të ditës ndërkombëtare të muzeve, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, në bashkëpunim me Autostradën Biennale, ka ndërmarr iniciativën për restaurimin e dy veprave të artit (tapicerive) të autores Valbona Zherka, pjesë e ekspozitës së përhershme në sektorin e galerisë së arteve në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Veprat e autores Valbona Zherka, “Qëndresa” dhe “Kullat e Qëndresës” të punuara me teknikën thurje klasike e leshit, ishin në gjendje jo të mirë dhe mjaft të dëmtuara, andaj kanë pasur nevojë imediate për trajtim urgjent.





