Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, përmes një komunikate dërguara mediave bënë të ditur se , drejtori i saj Samir Hoxha, sot priti në takim të veçantë drejtoreshën ekzekutive të Dokufest, Linda Llulla, me ç’rast formalizuan Memorandumin e Bashkëpunimin në mes të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe Dokufestit për vitin 2021.
Përmes këtij Memorandumi të Bashkëpunimit, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren do t’iu ofroj hyrjen falas me bileta të Dokufestit mysafirëve të Dokufest gjatë ditëve të festivalit, nga data 06-14 Gusht në muzetë si Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit; Muzeu Arkeologjik i Regjionit të Prizrenit si dhe Ekspozita në Kalanë e Prizrenit.
Ngjarja e Dokufestit është një projekt serioz dhe tepër i rëndësishëm për qytetin e Prizrenit, Republikën e Kosovës si dhe rajonin në përgjithësi, andaj ky memorandum bashkëpunimi i lidhur ndërmjet Dokufest dhe Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, ka për qëllim promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të qytetit të Prizrenit tek personat jo-rezident të Prizrenit gjatë kohës sa zhvillohet kjo ngjarje kulturore. Meqenëse turizmi kulturor është një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë lokale, benefitet që sjellin ngjarjet siç është Dokufesti janë të mëdha, andaj nënshkrimi i këtij memorandumi është edhe një përpjekje shtesë e institucioneve tona që të krijojnë përqendrim më të madh të turistëve nëpër muzetë e Prizrenit gjatë kësaj sezone, është shprehur drejtori i QRTK-së në Prizren Samir Hoxha, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje.
Ndërkaq Linda Llulla drejtoresh ekzekutive e festivalit Dokufest, falënderoi drejtorin e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, për gatishmërinë e tij dhe të institucionit që drejton për të bashkëpunuar në realizimin e këtij festivali me rëndësi të madhe në fushën e kulturës dhe të trashëgimisë kulturore.
Siç dihet edhe nga të dhënat, kalendari i aktiviteteve kulturore, me theks të veçantë ngjarja kulturore Dokfest i cilli zhvillohet në sezonin e verës, krijon një përqendrim më të madh të turistëve gjatë kësaj periudhe në Prizren, andaj konsiderohet e nevojshme që këtyre turistëve të iu ofrohet mundësi që të njihen me muzetë e Prizrenit”, thuhet në fund të kësaj komunikate.