Këtë fundjavë, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, sërish është duke u organizuar check up për kontrollin e gjëndres tiroide. Drejtori i QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj, thotë se edhe ky check up-i i radhës që po organizojmë ka rëndësi të veçantë jo vetëm në aspektin shëndetësor të pacientëve.
“Për shkak të numrit të madh të pacientëve, ekipet tona do të vazhdojne me këtë ekzaminim edhe ditën e nesërme me mundësi vazhdimi edhe fundjavën tjetër.QKMF -Prizren është i vetmi institucion publik në Republikën e Kosovës që prinë me gjëra novatore në Kujdesin Parësor Shëndetësor”, ka thënë ai.
Ndryshe, shumë qytetarëve përmes këtyre chek up-ve po iu mundësohen kontrolle shëndetësore të rëndësishme dhe pa pagesë.