EKONOMI

Qeveria, thirrje qytetarëve që të aplikojnë në konkurset për ndërrmarjet publike

Qeveria, thirrje qytetarëve që të aplikojnë në konkurset për ndërrmarjet publike
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Maj 2021, 14:56

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, përmes një komunikate pë rmedia ka inkurajuar të gjithë të interesuarit nga komunitetet jo-shumicë, gratë dhe të interesuarit tjerë që të aplikojnë në konkurset e hapura për Ndërmarrjet Publike.

Në njoftim është bërë thirrje që të aplikohet për anëtarë të bordit Trepça, Posta e Kosovës dhe Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit – Hidromorava-Sh. A.- Gjilan.

“Në mbështetje të nenit 9 të Ligjit Nr. 05/L-120 për Trepçën, të nenit 15.6 të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, si dhe nenit 8 paragrafi 1 i Ligjit Nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, si dhe duke u bazuar në nenin 5 të Rregullave mbi Identifikimin e Kandidatëve për Drejtor të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike dhe Metodologjinë e Vlerësimit, Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit ka shpallur konkurs për Anëtarë të Bordit Mbikëqyrës të Trepça Sh.A. Inkurajohen të gjithë të interesuarit nga komunitetet jo-shumicë, gratë dhe të interesuarit tjerë që do të përfaqësojnë interesat e Komunës ku Trepça Sh.A. vepron, që të aplikojnë në konkursin për anëtar të Bordit Mbikëqyrës të Trepça Sh.A”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit,dokumentacioni i kërkuar sipas konkursit, duhet të jetë në pliko (zarf) të mbyllur ku shkruhet emri dhe mbiemri si dhe emri i Ndërmarrjes Publike në të cilën konkurron kandidati dhe të dorëzohen në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit, Ndërtesa e Qeverisë, kati i I-rë, zyra nr. 34 dhe afati i konkursit është i hapur deri më datën 20 qershor 2021.

“Poashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës inkurajon të gjithë të interesuarit nga komunitetet jo-shumicë, gratë dhe personat me nevoja të veçanta, të aplikojnë në konkursin e hapur për Drejtorë të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike Qendrore për:   Posta e Kosovës, Sh. A. (PK)  dhe   Kompania Rajonale e Ujësjellësit – Hidromorava-Sh. A.- Gjilan.

Dokumentacioni duhet të jetë në pliko (zarf) të mbyllur ku shkruhet emri dhe mbiemri si dhe emri i Ndërmarrjes Publike në të cilën konkurron kandidati dhe të dorëzohen në Sekretariatin Koordinues të Qeverisë, Ndërtesa e Qeverisë, kati i I-rë, zyra nr. P34. Afati i konkursit është i hapur deri më 10 qershor 2021”, thuhet më tej.

Vegëza me të gjitha informatat për konkurset e hapura: https://kryeministri-ks.net/dokumente/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika