EKONOMI

Dogana njofton bizneset: Nga 1 tetori zbatohen rregullat e reja për importet nga EFTA

Dogana njofton bizneset: Nga 1 tetori zbatohen rregullat e reja për importet nga EFTA
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Shtator 2026, 15:58

Nga 1 tetori 2026 hyn në zbatim të plotë Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe vendeve të EFTA-s, përkatësisht Zvicrës, Lihtenshtajnit, Islandës dhe Norvegjisë.

Dogana e Kosovës ka njoftuar operatorët ekonomikë dhe palët e tjera të interesuara për ndryshimet që sjell zbatimi i plotë i kësaj marrëveshjeje, veçanërisht sa i përket procedurave doganore dhe trajtimit preferencial të mallrave.

Sipas njoftimit, marrëveshja përcakton procedurat për dëshmitë e origjinës dhe deklarimin doganor të mallrave që plotësojnë kushtet për përfitimin e trajtimit preferencial.

Dogana u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë që, gjatë përgatitjes dhe deklarimit të mallrave në import, t’i kushtojnë vëmendje kërkesave të reja dhe të sigurohen që dëshmitë e origjinës, si dhe dokumentacioni përcjellës, të jenë në përputhje me dispozitat e marrëveshjes dhe rregullat në fuqi.

Zbatimi i plotë i marrëveshjes synon të përcaktojë kuadrin e tregtisë preferenciale ndërmjet Kosovës dhe katër vendeve anëtare të EFTA-s.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika