LAJME

Qeveria në prag të finalizimit të platformës për aplikim të studentëve për 100 euro

Qeveria në prag të finalizimit të platformës për aplikim të studentëve për 100 euro
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Prill 2022, 10:39

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka bërë të ditur se janë në përgatitje për aplikim edhe të studentëve në kuadër të platformës e-kosova.

“Jemi afër finalizimit të platformës për aplikim për shtesën prej 100 euro për studentë. Ditëve në vijim do të dalim me njoftim dhe udhëzimet mbi procesin e aplikimit”, ka thënë Kryeziu.

Qeveria e Kosovës më 12 prill ka prezantuar disa masa të reja në kuadër të pakos me qëllim të mbështetjes financiare për qytetarët, në kohën e ngritjes së çmimeve në vend.

Me nga 100 euro për muajin prill si masë e njëhershme do të ndihmohen familjet me asistencë sociale, pensionistët, punëtorët e sektorit publik dhe atij privat dhe studentët. Vlera totale e të gjitha këtyre masave është mbi 100 milionë euro dhe nga këto masa e kjo shumë do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë./KP

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika