Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje mbledhje elektronike në të cilën ka:
Qeveria në detyrë merr tri vendime të reja

- Miratuar propozimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje në Ballkanin Perëndimor”, ndërmjet Bashkimit Evropian, që përfaqësohet nga Komisioni Evropian, si huadhënës dhe Kosovës, si huamarrës dhe Bankës Qendrore të Kosovës, si Agjent i huamarrësit.
- Miratuar kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, në Ndërmarrjen Shoqërore “Çeliku” në shumën prej 6,405 euro.
- Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, sipas tabelave të bashkëngjitura në aneksin A (Kursimet) dhe në aneksin B.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Selmanaj konfirmon propozimin e Mybera Mustafës për Drejtoreshë të Shëndetësisë

Kurti – Kallasit: Kosova do të angazhohet që verdikti i Speciales të korrigjohet në Apel

Konjufca takohet me diplomatë në New York për “forcimin e partneriteteve”

