Zyra e kryeministrit ka njoftuar se në mbledhjen e sotme, në rend të ditës kanë marrë disa vendime me rëndësi. Një ndër to është edhe largimi i tarifës doganore për të gjitha produktet me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Qeveria merr vendim për largimin e tarifës doganore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

“Një vendim shumë të rëndësishëm që po marrim sot është largimi i tarifës doganore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu nga tani e tutje të gjitha produktet me origjinë nga ShBA-të do të kenë tarifë 0% kur të hyjnë në vendin tonë. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj dhe besojmë fuqishëm që kjo do të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar si dhe rritjen e investimeve. Ky është një hap i radhës që dëshmon për marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, dhe njëkohësisht e tregon përkushtimin dhe vendosmërinë tonë për të pasur një marrëveshje për tregti të lirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, njofton ZKM.
Me këtë rast, Qeveria ka shprehur falënderim për vazhdimin e Programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për Kosovën nga administrata e Presidentit Trump, “program e investim ky jashtëzakonisht i rëndësishëm për republikën tonë, veçanërisht për sektorin e energjisë”, sipas ZKM-së.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

