LAJME

Qeveria e Kosovës ndan 1.7 milionë euro për profesionistë shëndetësorë

Qeveria e Kosovës ndan 1.7 milionë euro për profesionistë shëndetësorë
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Maj 2022, 16:08

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve për Ministrinë e Shëndetësisë.

Në këtë mbledhje janë ndarë 1.7 milionë euro për profesionistë shëndetësorë.

“Me këtë rast, është miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për alokimin dhe shpenzimin e mjeteve buxhetore deri në vlerën 1,768,300.93 € (një milion e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e treqind euro e nëntëdhjetë e tre cent), për pagesën e obligimeve kontraktuale të krijuara me lidhjen e kontratave me 1,271 profesionistë shëndetësorë dhe staf mbështetës, lidhur me menaxhimin e situatës me COVID-19, për periudhën 15 mars – 15 qershor 2022”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika